
Çfarë është Trajtimi PRP?
Trajtimi PRP vë në përdorim gjakun e marrë nga trupi i vetë personit, përkatësisht një komponent të gjakut të quajtur plazëm, e pasuruar me trombocite qe gjen aplikim të gjerë në rigjenerimin e lëkurës në zonën fytyrë, qafë, dekolte.
PRP është një produkt natyral i krijuar nga vetë trupi juaj. Trajtimi PRP (plazma e pasur me trombocite) është mënyra më natyrale për t’i rikthyer freskinë pamjes tuaj. Çdo trombocit është gjithashtu një depo biokimike dhe rregullator sinjalizues i faktorëve të rritjes që marrin pjesë në shërimin dhe rigjenerimin e indeve në përgjigje të lëndimit.
Parimi i funksionit të PRP-së konsiston në injektimin e sasive të mëdha të elastinës, kolagjenit, të substancave ushqyese dhe të faktorëve të rritjes në zonat e aplikuara, duke stimuluar rigjenerimin e lëkurës.
Perdorimet e terapise me PRP perdoren per te:
*Tonifikuar lëkurën
*Përmirësuar pigmentimin e lëkurës
*Rikthyer volumin e humbur
*Sheshuar rrudhat poshtë syve
*Eleminuar rrathët e zinj të syve
*Eleminuar shenjat e akneve
*Trajtuar poret e zgjeruara
Proçedura PRP:
Mjeku specialist do t’ju marrë një mostër gjaku sasia e së cilës varet nga ku do të injektohet produkti i përftuar. Gjaku vendoset në një centrifugë, një makineri që ka si funksion ndarjen e komponentëve të gjakut qe e ndan ne plazma e varfër në trombocite, plazma e pasur në trombocite dhe qelizat e kuqe të gjakut. Merret plazma e pasur me trombocite dhe përgatitet për injektim. Mjeku më pas do të injektojë PRP në zonën e targetuar.Ky proces zakonisht zgjat rreth një orë.
Efekti bëhet i dukshëm disa ditë pas seancës së parë dhe përmirësohet gradualisht pas çdo seance në vazhdim. Seancat jane ne varesi te gjendjes se lekures dhe zones qe do te trajtohet. Sigurisht qe para trajtimit behet dhe konsulta me mjeket tane per te vendosur mbi trajtimin.
Dhimbjet jane minimale pasi perpara trajtimit ne zonen qe do te trajtohet vendoset kremi mpires.

