
Toksina Botulinum është një proteinë neurotoksike e prodhuar nga toksina botulinum, të cilën e prodhon bakteri Clostridium botulinum. Botox ose botulinum toksine e tipit A, është një substancë e përpunuar që përdoret për qëllime mjekësore dhe kozmetike.
Substanca injektohet drejtpërdrejt në muskulaturën hiper active me qëllim relaksimin e muskujve dhe tendosjen e lëkurës. Injeksionet e botoksit bllokojnë disa sinjale kimike nga nervat, kryesisht sinjale që shkaktojnë tkurrjen e muskujve. Përdorimi më i zakonshëm i këtyre injeksioneve është relaksimi i përkohshëm i muskujve të fytyrës që shkaktojnë rrudha në ballë dhe rreth syve. Botox është një relaksues i muskujve të rrudhave me injeksion, për të paralizuar përkohësisht muskujt. Kjo redukton shfaqjen e rrudhave të fytyrës. Një trajtim me Botox është minimalisht invaziv.
Perpara se te aplikohet botox-i duhet që fytyra të jetë e pastruar. Botox-i injektohet në doza të vogla me ndihmën e një mini gjilpëre në zonat e targetuara. Megjithëse këto injeksione tolerohen shumë mirë nga shumica e pacientëve, ju mund të aplikoni një krem anestetik lokal në zonën që do të trajtoni disa minuta para trajtimit. Shumica e pacientëve e krahasojnë ndjesinë e injeksioneve të ngjajshme me pickimin nga insektet. Vec ndjesisë së pickimit ju mund të ndjeni një diskomfort të lehtë. Proçedura në vetvete zgjat vetëm disa minuta dhe është e padhimbshme.
Rezultati përfundimtar është i dukshëm pas 3-7 ditëve me efekt maksimal pas 15 ditëve, ndërkohë efekti zgjat 3-6 muaj. Një konsultë përpara aplikimit bëhet nga mjekët tanë profesioniste. Injeksionet ripërsëriten rreth 2-3 herë në vit sipas udhëzimeve të mjekut per shkak sepse pas disa javëve ose muajve mbaresat nervore zhvillojnë lidhje të reja me muskujt dhe efekti i toksinës dobësohet.
Injektimi me botox është efektiv për trajtimin e:
• Rrudhave vertikale midis vetullave
• Rrudhave horizontale në pjesën e ballit
• Rrudhave anash syve
• Rrudhave “nasolabiale (në pjesën anësore të buzëve).

