
Mezoterapia per fytyrën është një teknikë inovative që rinovon lëkurën dhe përmirëson shëndetin e saj.
Trajtimi shpërndan një kombinim kokteji me përbërës si acid jaluronik, vitamina, antioksidante, aminoacide, minerale në shtresën e mesme të lëkurës. Produktet që përdoren për mezoterapi janë të ndryshme dhe të shumta, në varësi të problemit që do të trajtohet.
Mezoterapia bëhet për të gjitha llojet e fytyrës. termi “mezo” do të thotë” ne mes”. Kjo terapi quhet mezoterapi pasi injektimi i koktejit bëhet në shtresën e mesme te lëkurës tuaj me anë të mikro gjilpërave. Kjo procedurë vepron duke stimuluar lëkurën dhe rezulton në vetë-shërimin e zonave të trajtuara.
Mezoterapia ju jep një shkëlqim rinor duke përdorur përbërës aktivë me bazë bimore për të ushqyer lëkurën tuaj nga brenda. Lëkura e varur në qafë, fytyrë dhe krahë gjithashtu mund të tonifikohet dhe shtrëngohet duke përdorur mezoterapinë.
Mezoterapia e fytyrës i jep shkëlqim lëkurës, përmirëson lëkurën e lodhur, i jep elasticitet lëkurës, parandalon plakjen e lëkurës, parandalon dëmtimet e ndryshme të lëkurës dhe rrudhat sipërfaqësore, përmirëson rrathet e errrët te l syve. Gjithashtu rrit qarkullimin e gjakut dhe në këtë mënyrë ndihmon trupin të largojë toksinat e plakjes. Koktejet me vitamina mund të stimulojnë qelizën fibroblaste në lëkurë për të prodhuar më shumë kolagjen për të luftuar shenjat e plakjes.
Dhimbjet janë minimale dhe përfitimet për lëkurën janë të shumta. përdoret gjithashtu për hiperpigmentin dhe për aknet. Injeksionet realizohen në nivelin intradermik me qëllim shpërndarjen e produktit në shtresat dhjamore. Teknika varion në funksion të zonës dhe problemit që do të trajtojë.
Për zonat që kanë një volum të madh procedohet me ngadalë për ti lënë lëkurës kohën për tu tendosur dhe për të rigjetur elasticitetin e saj. Numri i seancave të mezoterapisë për fytyrën varet nga gjendja e lëkurës së fytyrës dhe trajtimit që do të bëhet.
Mezoterapia është një terapi e vërtetuar në mjekësinë tradicionale. Përdorimi i saj në shumë shtete nga mijëra mjekë cdo ditë është vërtetimi më i fortë që është një praktikë efektive.

