Përshëndetje, quhem Denada dhe jam 30 vjece. Në gusht kam bërë testin e intolerancës ushqimore në adn prane klinikes AniMi Elite Medical Center. Pasi mora rezultatin e testit u befasova dhe njëkohësisht u ndjeva e lumtur sepse arrita të kuptoja se cfarë ishte mirë për trupin dhe shëndetin. Kuptova cfarë nuk ishte pozitive përsa i përket mënyrës së të ushqyerit. Me anë të rregjimit ndihem më e lehtë dhe duket që trupi po merr vlerat ushqyese nëpërmjet ushqimeve që duhet të konsumoj.
Duke qenë se para se të bëja testin kam patur probleme me PCOS, regjimi që fillova pasi mora përgjigjen më ndihmoi në uljen e insulino-rezistencës, në përgjysmimin e saj, në rregullimin e ciklit menstrual dhe në reduktimin e kisteve. Faleminderit Dr.Anita Marku dhe ekipit të saj për punën e shkelqyër, sepse sic ne dimë të vlerësojmë cili model apo ngjyrë flokeësh na shkon, ashtu duhet të vlerësojmë dhe modelin e të ushqyerit duke përfituar dhe parandaluar shumë sëmundje në të ardhmen. Suksese në punën tuaj.
Denada
"Me anë të rregjimit ndihem më e lehtë dhe duket që trupi po merr vlerat ushqyese nëpërmjet ushqimeve që duhet të konsumoj."

