
Analizat e gjakut janë një shërbim me vlerë dhe shumë të rëndësishme për shëndetin e cdo personi. Analizat hormonale, biokimike, klinike dhe mikrobiologjike kryhen nga të gjitha moshat.
Është e rëndësishme të paktën një herë në vit të bëhet një check – up për organizmin tuaj, pasi diagnostikimi në kohën e duhur të cdo problemi shëndetësor ndihmon në parandalimin dhe trajtimin në momentin e duhur të problemit.
Me anë të analizave të gjakut ju monitoroni dhe ecurinë e sëmundjeve tuaja si diabeti apo kolesteroli apo dhe shumë sëmundje të tjera.
Testimi i rregullt I analizave te gjakut është një nga mënyrat më efektive për të mbajtur nën kontroll mirëqënien tuaj të përgjithshme fizike.
Testimi në intervale rutinë do t’ju ndihmojë të kuptoni se si trupi juaj ndryshon me kalimin e kohës dhe do t’ju lejojë të merrni vendime të informuara bazuar në shëndetin tuaj.
Analiza të rëndësishme për tu marrë në konsideratë janë analiza të mëlcisë, sheqeri në gjak, paneli i gjakut komplet, vlerësimi i anemisë, vlerësimi i yndyrnave në gjak, analiza të veshkave, analiza të urinës, analiza të feces apo dhe analiza të tiroideve, të zemrës.
Analiza të ndryshme të mineraleve dhe vitaminave në gjakun tuaj si për shembull niveli I vitaminës D apo sasia e kalciumit etj, ju ndihmojnë të kuptoni se cfare i mungon organizmit tuaj, se si të ushqeheni më mirë për ti zëvendësuar këto mungesa.
Shqetësime të ndryshme që ju mund të keni si urinimi i shpeshtë apo konsumimi i shumtë i ujit mund të tregojë që keni problem të diabetit, apo shqetësime te tjera si lodhje e tepërt pa një shkak të caktuar, rrahje të shpeshta të zemrës, rënie e flokëve, mungesë përqëndrimi apo një shtim i peshës i pakuptuar mund të tregojë një problem të tiroides.
Por të gjitha këto probleme, me një kontroll rutinë të analizave të gjakut ju ndihmojnë ti parandaloni, ti mbani nën kontroll dhe ti siguroni shëndetit tuaj mirëqënien e plotë si dhe të ndiheni mirë në cdo kohë.

